Shërbimet
Higjiena
- Kujdesi për ambientin ku veprojmë kërkon vëmendje të madhe, kjo për arsye se një hapësirë e pastër zvogëlon ditët e sëmura të punonjësve dhe mbron shëndetin e klientëve tuaj, sepse frekuentimi i ambientit tuaj, dita-ditës rrezikohet nga ndotja, e kjo pa-pastërti rrezikon edhe higjinën personale.
-
Duke pasur parasyshë që pastërtia si term i gjerë ndonjëherë mund të kerkojë më shumë se standari juaj aktual.
- ZonaPark ofron një sërë shërbimesh të pastrimit special që përmirësojnë ambientin dhe imazhin tuaj.
- PASTRIM I PËRGJITHSHËM (GJENERAL)
- Pastrami dhe kristalizimi i dyshemeve mermer dhe granit
- Objekte Komunale
- Qendra Mejekësore
- Institucione Arsimore
- Objekte Banimi
- Objekete Afariste
- PASTRIM DITOR DHE MIRËMBAJTJE
- Shërbim i cili aplikohet në objekte të shumë-frekuentueshme si:
- Municipal Facilities
- Medical Centers
- Educational Institutions
- Residental Buildings
- Business Facilities
- PASTRIMI PARA HAPJES SË OBJEKTEV
-
Pastrim i përgjithshëm i objektit, pasi që gjatë kohës që ka qëndruar i mbyllur apo gjatë punimeve ambienti mund të ketë pjesërsiht devijime të zakonshme ndotjeje të cilat mund të jenë edhe shqetësuese
- Eliminimi i mbetjeve nga punimet
- Pastrimi i të gjitha orendive
- Pastrimi dhe kristalizimi
- PASTRIMI I SHKALLËVE LËVIZËSE
- Pastrimi i shkallëve lëvizëse bëhet me anë të makinerive të dedikuara për këtë shërbim dhe solucioneve përkatëse nga teknikë të specializuar
- PASTRIMI I FASADAVE STRUKTURALE
- Pastrimi i vetratave apo xhamave bëhet me anë të pajisjeve të posaçme
- Ndërhyrje në lartësitë e ndryshme sipas kërkesës së klientit
Dezinfektimi
Koncepti i dezinfektimit nënkupton procedurat që zvogëlojnë numrin e mikroorganizmave patogjene në mediat jo të gjalla, objekte, sipërfaqet, lëngje dhe ajër. Dezinfektimi eleminon format vegjetative të mikroorganizmave patogjene në një nivel që ne e konsiderojmë të sigurtë për shëndetin në ambientin ku ne frymojmë. Dezinfektimi është i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse prandaj profilaksia e rregullt duhet të aplikohet në institucione mjekësore, restaurante, fabrika ushqimore, universitete, shkolla, zyrë, objekte banimi etj. Dezinfektimi aplikohet për shkatërrimin e sëmundjeve të ndryshme, viruseve rakitavë, mykoplazmave, gëlltitjeve, këpurdhave, bakterieve, pemishteve në zona dhe në objekte në të cilat ato janë të banuara dhe të shërbyera nga njerëzit por edhe në shtëpitë e bagëtive dhe automjetet të cilat shërbejnë për transport të njerëzve apo mallrave të ndryshëm. Ne japim zgjidhje me produktet më inovative dhe efikase në botë duke përdorur metodat e aplikimit në bazë të rregulloreve dhe direktivave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Dezinsektimi
Dezinsektimi është një koleksion i masave të ndryshme të cilat mirren me reduktimin, ndalimin e rritjes dhe riprodhimin apo duke shkatërruar tërësisht popullsinë rezidente të insekteve të dëmshme (buburrecat, milingonat, mizat, grerëzat, rriqërat etj) që transmetojnë sëmundje infektive, parazitare në trupin e njeriut, shkaktojnë reaksione alergjike, efekte toksike, ose janë keqtrajtues apo dëmtues në ushqim, duke kryer masa mekanike, fizike, biologjike apo kimike. Dezinsektimi kryhet me anë të pompave spërkatëse, me pajisje që krijon mjegull termike (Thermal Fog Generator), si dhe metoda tjetër me anë të vendosjes së xhelit special me lëndë aktive (Imidacloprid, Deltametrine, Bromadiolone, Altacypemetrin) i cili kryhet 2 herë në vit për një periudhë 6 mujore. Insekticidet janë të miratuara në listën e përditësuar nga ministritë përkatëse, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të B-së për produktet biocide për përdorim në shëndet publik.
Deratizim
Deratizimi është një grup masash të ndryshme të cilat merren për të reduktuar popullsinë e brejtësve të dëmshëm, duke ndaluar rritjen, riprodhimin apo shkatërrimin e plotë të popullsisë aktuale të brejtësve të dëmshëm të cilët janë transmetues të agjentëve infektivë të sëmundjeve apo dëmtuesve të magazinimit. Deratizimi i ambientit kryhet duke instaluar pajisje monitoruese në vendet ku dyshohet prania e brejtësve, kurthat ekologjike, të pajisura me karrema joshës (rodenticide të miratuara në listën e përditësuar nga Ministria përkatëse dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së për përdorim në shëndet publik). Në vendet ku vendosen kurthat ekologjike është i detajuar skema e vleshmëris dhe koha e monitorimit në Etiketë. Pas mbikqyrjes së ambientit, përcaktohen vendet e instalimit të paisjeve rodenticide në ambientin e jashtëm apo edhe të brendshëm.
Repelim
Nënkupton një veprimtari të shërbimeve veterinare, i cili aplikohet për largimin e insekteve dhe parazitëve thumbues e gjakpirës të cilët qëndrojnë në trupin e kafshëve. Repelimi shërben për kujdesin dhe mbrojtjen e shëndetit të kafshëve që përfshin masat parandaluese, terapike dhe të tjera që kontribuojnë në zbulimin, parandalimin e shfaqjes dhe përhapjes, shtypjen dhe qrrënjosjen e sëmundjeve ngjitëse në kafshë, aplikimin e njohurive, teknikave dhe medikamenteve më të mira për mirëqenjen e kafshëve, interesimin e shoqërisë dhe njerëzve. Shëndeti i kafshëve të fermës është jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e vetë kafshëve, por edhe për të kontrolluar dhe parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive dhe zoonozave potencialisht të rrezikshme. Shërbimin e kryen teknikët profesionale në krye me mjekun veterinar.
Furnizim
We are coming soon..

Funksionimi
Stafi profesional diagnostifikon problemin dhe i jep zgjidhje duke garantuar sigurimin e një shkalle të lartë higjienike, duke mundësuar zhdukjen e mikrobeve, shfarosjen e insekteve dhe parazitëve në të gjitha ambientet, përdorimin e mënyrave ekologjike dhe sanitare më të përparuara të higjienës që përputhen me standardet europiane të cilësisë dhe OBSH-së. Qasja themelore është ti ofrojmë klientëve tanë një shërbim modern dhe të besueshëm, të dorëzuar në përputhje me specifikimet, të miratuara nga kërkesat e klientëve dhe plotësisht të përmbushim funksionin e tyre. Të gjitha shërbimet tona sipas kërkesave tuaja kryhen në bazë të rregulloreve të aplikueshme ligjore dhe kodeve të moralit biznesor.
Ndërhyrja kryhet duke përdorur metoda inovative, staf profesional, paisje të fjalës së fundit dhe produkte cilësore të prodhuara në Bashkimin Europian dhe të miratuara për përdorim nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit të shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejet përkatëse, mbështetur në normat e sandarteve të HACCP-së.

Stafi
Ndërmarrja jonë ka të angazhuar stafin profesional si: epidemiolog, ekolog, veterinar, agronom, teknik dhe inxhinier sanitar dhe ekipin e nevojëshëm për zbatimin e shërbimeve. Cilësia e biznesit arrihet nga personeli profesional dhe perspektiva, duke pozicionuar konsumatorin në radhë të parë, planifikimin optimal dhe fleksibilitetin në biznesin e përgjithshëm. Të gjithë punonjësit e angazhuar në aktivitetet e ndërmarrjes sonë janë të kualifikuar për cilësi dhe punë të sigurt. Ekspertiza, cilësia, efikasiteti dhe përgjegjësia për detyart janë themeli i biznesit tonë, pasi klientët tanë afatgjatë të shërbimeve tona janë mëse të kënaqur me punën tonë, duke na dhënë besimin e tyre. Stafi profesional diagnostifikon problemin dhe i jep zgjidhje duke garantuar sigurimin e një shkalle të lartë higjenike, duke mundësuar zhdukjen e mikrobeve, shfarrosjen e insekteve dhe parazitëve në të gjitha ambientet, përdorimin e mënyrave ekologjike dhe sanitare të përparuara të higjenës, sipas standarteve europiane të HACCP-së dhe OBSH-së.

Programi
Për të siguruar një mbrojtje maksimale, është e domosdoshme ndjekja e një programi të vazhdueshëm identifikimi, inspektimi i ambientit të prekur, marrja e masave higjienike, monitorimi, kontrolli dhe mirëmbajtja e vazhdueshme, që bazohet në metodën e duhur për parandalimin, përcaktimin, vlerësimin, shpjegimin dhe dhënien e zgjidhjes përfundimtare të problemit. Plani i programit dhe zbatimit, vlerësimi i mbulimit, cilësisë dhe efikasitetit, zbatimi i masave të shërbimeve tona, regjistrimi i rodenticideve të përdorura, insekticideve, dezinfektuesve dhe mënyra e aplikimit të tyre, analiza e konsumit të biocideve për zbatimin e masave të shërbimeve tona bazuar në specifikimet e kontraktuesit, përpunimi kompjuterik i të dhënave të grumbulluara, fotodokumentimi dhe arkivimi i tyre.

Na kontaktoni
Faleminderit për interesimin tuaj në Zona Park. Ju lutemi të plotësoni formularin e mëposhtëm në mënyrë që të kuptojmë më mirë nevojat dhe problemet tuaja. Nëse keni pyetje që kërkojnë vëmendje të menjëhershme, ju lutemi na kontaktoni në 029-222-441.